LAJMI I FUNDIT:

Avdullah Hoti zgjidhet nënkryetar i LDK-së, pas shkarkimit të Osmanit

Avdullah Hoti zgjidhet nënkryetar i LDK-së, pas shkarkimit të Osmanit

Pas vendimit të sotëm, Vjosa Osmani është liruar nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.

Në vend të Osmanit, është zgjedhur Avdullah Hoti.


Këtë e bëri të ditur me anë të një Isa Mustafa, kryetar i LDK-së me anë të një njoftimi të lëshuar për media.

“Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjeve: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”.

Pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë në LDK, reagon Vjosa Osmani: Shihemi së shpejti në garën zgjedhore
Lexo po ashtu Pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë në LDK, reagon Vjosa Osmani: Shihemi së shpejti në garën zgjedhore

“Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”, ka shkruar Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori