Avdullah Hoti: Nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u përgjigj me “jo” në pyetjen nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Hoti tha se sa i përket Osmanit, “kam pas drejtë për qëndrimin në vitin 2021”.
“Ka fakte që në situata [Vjosa Osmani] nuk ka qenë në nivelin e detyrës”, tha Hoti në “Pressing” të T7.
Sipas tij, tani shumë kolegë të tij në LDK kanë qëndrim njësoj si të tij që e kishte vite më parë në drejtim të Osmanit.
Ndërkohë Hoti që ka shpallur edhe kandidaturën për kryetar të LDK-së, tha se Lumir Abdixhiku natën e zgjedhjeve ka dhënë dorëheqje.
Ai tha se statuti i LDK-së është shumë i qartë, kështu ai tha se do të kërkojë besimin e delegatëve.
“Natën e zgjedhjeve Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje, në diskutimet e brendshme ka thënë do t’iu ofrojë dorëheqjet në Kuvendin e LDK-së. Deklarimi i një zyrtari publik është obligim për t’iu përmbajtur, mbi bazën e atij deklarimi që ai do t’ia ofrojë dorëheqjen Kuvendit të LDK-së, prezenca ime këtu është statutare, e kam njoftu opinionin që unë do të dërgojë besimin e delegatëve për të drejtuar LDK-në”, ka thënë ai.





















































