LAJMI I FUNDIT:

Avari në Feronikel, nuk ka të lënduar

Avari në Feronikel, nuk ka të lënduar

Sonte rreth orës 20:40, ka ndodhur një avari në Feronikel, ku brenda rrethojave të gjigandit industrial është vërejtur një flakë nga e cila nuk ka të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për KosovaPress rastin. Ajo ka thënë se policia pas marrjes së informatave ka dal në vendin e ngjarjes. Sipas saj, problemi ka ndodhur në një trafo të energjisë elektrike, nga e cila nuk ka të lënduar.


Feronikeli ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar.