E cilësuar si një yll në ngritje, shqiptarja Ava Max është njëra prej këngëtareve më premtuese në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Dy projektet e saj të suksesshme "Sweet but Psycho" dhe "So am I" i kanë dhënë asaj hovin e suksesit, ndërsa po vazhdon të jetë e pranishme në shumë spektakle të famshme botërore.


Ava2 1

Ajo madje së fundmi performoi dhe ishte e ftuar në "The Ellen Show", që është një prej spektakleve më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj shqiptare, madje nuk ka hezituar që në disa emisione të flasë edhe në gjuhën e saj amtare, duke treguar se di ta bëjë këtë gjë.

Ava1 1

Një gjë të tillë e bëri teksa ishte e ftuar në "Capital Breakfast", ku ka folur në shqip me kërkesën e moderatorëve.

"Ju po dëgjoni Capital Breakfas", ka thënë Ava Max gjatë intervistës, teksa mundohej t'i mësonte moderatorit Roman Kemp se si të fliste në shqip.

Ndërkohë, pak javë më parë, këngëtarja po ashtu e ftuar në një rasio italiave, ka përshëndetur në shqip të gjithë shqiptarët, duke i falënderuar për mbështetjen.

"Ju dua shumë, faleminderit për të gjitha", thotë gjatë emisionit Ava Max.

Ndërsa e ftuar muaj më parë në radion "Nova FM" në Danimarkë, ajo gjithashtu pati rastin të flasë në shqip, me një nga dëgjuesit që telefonoi në radio.

Ava Max e falënderon dëgjuesin, teksa i tregon se ndjehet mirë që si ajo ka plot shqiptare të tjera, që po korrin sukses jashtë vendit. /Telegrafi/