AUV: Prodhimet e qumështit pa cilësi të ''Laktalis'' nuk janë importuar në Maqedoni

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur se nuk ka pranuar ndonjë njoftim që në tregun e vendit ka hyrë sasi e qumështit me cilësi të dobët dhe mbi 600 prodhime qumështi të kompanisë ''Laktalis''.
AUV bën të ditur se kontrollet e inspekcionit janë bërë në kompaninë që bën importin e këtyre prodhimeve në Maqedoni. Gjithashtu, AUV bën të ditur se deri tani, nga ''Laktalis'' janë importuar 103.4 ton qumësht dhe prodhime qumështi nga depot në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, si edhe nga Serbia e Gjermania.
Nga depot në Francë të kësaj kompanie janë importuar vetëm 2.4 ton djath i shkrirë. AUV bën të ditur se janë duke bërë mbikëqyrje të situatës dhe se do të reagojnë nëse paraqitet nevoja./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































