LAJMI I FUNDIT:

AUV: Mjalta e importuar është e sigurtë

AUV: Mjalta e importuar është e sigurtë

Mjalta e importuar çka shitet në tregun e Maqedonisë është e sigurtë dhe i përmbush të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore për tu shitur në Maqedoni, kumton Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky reagim i AUV-it vjen pasi bletarët e Dellçevës dhe Kamenicës Maqedonase dje kërkuan nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) që të analizojnë cilësinë e mjaltit të importuar në treg që shitet për 200 denarë.


Këta bletarë apelojnë që konsumatorët të mos e blejnë këtë produkt, sepse sipas tyre, bëhet fjalë për prodhim të cilësisë së dobët, duke shtuar se me importin e këtij mjalti bëhet konkurencë e pandershme ndaj prodhimeve të brendshme.

Sipas AUV-it, shërbimet inspektoriate kryejnë kontrolle të çdo mjalti të importuar në vend.

‘Vitin e kaluar janë importuar 188.099 kg mjaltë, nga Molldavija 126.00, nga Serbia 61.911 dhe nga Franca 187 kg. Si e pasigurtë, nga ana e veterinerëve zyrtarë, është anuluar vetëm një dërgesë me mjaltë organike, në sasi prej 2.72 kg, me origjinë nga Britania e Madhe, për shkak të mungesës së licencës shëndetësore të veterinarisë, ku çdo kërkesë detyrohet ta mbajë’, informojnë nga AUV.

Sipas AIM-së, në rajonin e Dellçevës dhe Kamenicës Maqedonase ka rreth 150 bletarë që kujdesen për 2.000 familje bletësh./Telegrafi/