LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Kërçovë-Ohër me lëshime të shumta

Autostrada Kërçovë-Ohër me lëshime të shumta

Autostrada Kërçovë-Ohër tashmë tre vite e gjysmë po vonën dhe është shtrenjtuar për mbi 180 milionë më shumë.

Kjo autostradë është shndërruar në projekt që kontribuon në rritjen e mëtejshme të borxhit të jashtëm me shumën që ka, përkatësisht 598 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Deri në kalimin e OBMR-PDUKM-së në opozitë, shumë pak njerëz në vend dinin për problemet e mëdha që ka ndërtimi i aksit rrugor 57 kilometër. Pas ndërrimit të strukturave në Qeveri, në opinion u bënë të ditura lëshimet e mëdha të dokumentimit projektues, duke përfshirë këtu edhe kategorizimin e gabuar të cilësisë së vendit ku gërmohej tuneli ‘Preska’, mungesa e ndërlidhjeve me autostradën të vendeve të banuar dhe mungesa tjera.

Më 24 shtator të këtij viti, u nënshkrua marrëveshje për paraprojektimin dhe projektimin e mungesave të zbuluara në dokumentacionin projektues për autostradën Kërçovë-Ohër.

Deri tani ka përfunduar 75.42% e ndërtimit të autostradës ndërsa afati përfundimtar i ndërtimit të kësaj autostrade është 30 qershori i vitit 2021./Telegrafi/