LAJMI I FUNDIT:

Autostrada deri në Kaçanik lëshohet në mes të qershorit

Autostrada deri në Kaçanik lëshohet në mes të qershorit

Segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi”, deri në Fushë të Pajtimit në Kaçanik do të lëshohet së shpejti.

Zëdhënësja e kompanisë “Bechtel & Enka”, Ela Ruçi, tha për RTKlive se ky segment që do të lidh Prishtinën deri në Fushë të Pajtimit do të lëshohet në qarkullim shumë shpejt.


“Ky segment do të lëshohet në qarkullim në mes të qershorit”, tha ajo.

Sipas saj të gjitha punët në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, po shkojnë sipas parashikimeve. /Telegrafi/