LAJMI I FUNDIT:

Autostrada 800 mln euro hapet me 15 maj

Autostrada 800 mln euro hapet me 15 maj

Numri një i dikasterit të Transporteve në Shqipëri, Sokol Olldashi ka pohuar se Kalimashit do të hapet me 15 maj, ndërkohë që është ftuar opozita që në këtë datë të bëjë një udhëtim përmes tunelit. Në një prononcim për mediet e Tiranës të bërë në orët e vona të martën, numri një i dikasterit të Transporteve në Shqipëri ka bërë për herë të parë publike edhe shifren e kostos së ndërtimit të segmentit Rreshen-Kalimash(bashkë me tunelin).

Sipas Olldashit ky investim ka arritur në rreth 800 milion euro, ndërkohë që demi i shkaktuar si pasojë e shembjes së ndodhur me 5 nëntor të vitit të shkuar llogaritet në 30 milion euro.

”Bashkë me tubin jugor të tunelit të Kalimashit do të leshohet për qarkullim edhe segmenti i rrugës nga Rresheni deri në Rubik”, deklaroi Olldashi. Kreu i ministrisë së Transporteve ka bërë të ditur duke ilustruar edhe me foto se tashmë pjesa e shembur që ka rezultuar të jetë 50 metër është pastruar dhe betonimi është në fazat e fundit, ndërkohë që vazhdon me intensitet të lartë instalimi i pajisjeve elektromekanike.

Sipas ministrit të Transporteve, gjatë këtij viti do të përfundojë edhe dublimi i urave nga Kukesi në Morin. Por deklarimet e tij duken absurde, pasi kompania sllovene që duhet të ndertojë 7 ura si ato ekzistuese, tash sa ka filluar punë në njërën prej tyre. Ministri i Transporteve ka garantuar gjithashtu se edhe segmenti nga Rresheni deri në Milot do të jetë me katër korsi, ku sipas tij, në bashkëpunim edhe me Bankën Boterore, tashmë ka filluar optimizmi i projektit për dublimin e rrugës Rreshen-Milot.


Ministri i Transporteve Sokol Olldashi e ka cilësuar autostraden Rreshen-Kalimash bashkë me tunelin me të njëjtin emër si veprën më të madhe nga të gjitha pikëpamjet.”Kjo është vepra më e madhe që është ndërtuar në Shqipëri nga të gjitha pikëpamjet. Me këtë vepër është mburrur, mburret dhe do të mburret qeveria demokratike. E ftoj opozitën me 15 maj qe te marrë pjesë në inaugurim dhe të bëjë një udhëtim përmes tunelit, pasi opozita ka qenë vetëm një herë në tunel atëherë kur ai është mbyllur”, deklaroi Sokol Olldashi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori