Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se hetimi ndaj kompanive për ngritje të çmimit të derivateve ka nisur në fillim të vitit 2019.
Prestreshi theksoi se pas përfundimit të hetimeve, komisioni i Autoritetit të Konkurrencës ka marrë vendim që 14 kompani të dënohen me 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro.
“Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2019. Deri më tani hetimi i këtij rasti është zhvilluar në disa faza. Pas gjetjeve përkatëse, dhe përfundimit të të gjitha fazave Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur si në vijim. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetorë të vitit 2018, me veprimet e tyre ato kanë kryere shkelje të dispozitave të nenit 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili i rregullon marrëveshjet e ndaluara. Komisioni i Autoritetit më datën 6 maj 2020 ka vendos të shqiptojë masë ndëshkuese administrative 4 milionë e 40 mijë e 450.78 të totalit të të hyrave të gjashtë mujorit të vitit 2018 të 14 kompanive në hetim”, ka thënë Prestreshi, shkruan Telegrafi.
Ai ka përmendur edhe dënimet për secilën nga kompanitë që kanë qenë të përfshira në këtë hetim.
“ “NTP Ibrahimi”, 33 mijë e 640 euro, “Patroni shpk”, 38 mijë e 276 euro, “Veda2 Petrol” 46 mijë e 531 euro, “Abla Petrol” 49 mijë e 293 euro, “Lab Oil” 55 mijë e 175 euro, “Benita Kompani” 58 mijë e 450 euro, “Fat Oil” 101 mijë e 169 euro, “Petrol Oti Sllovenia” 117 mijë e 875 euro, “Petrol Company” 191 mijë 535 euro, “Alfa Trade shpk” 213 mijë e 782 euro, “Ip-kos” 498 mijë 338 euro, “Exfis” 537 mijë e 899 euro, “Al Petrol” 989 mijë e 493 euro, “HIB Petrol” 1 milionë e 108 mijë e 988 euro”, tha Prestreshi.
Prestreshi shtoi se Autoriteti i Konkurrencës i ka urdhëruar ndërmarrjet në procedurë që të ndalojnë çdo veprim të mëtutjeshëm që ka të bëjë me përcaktimin e çmimit në mënyrë të bashkërenduar nëpërmjet çfarëdo marrëveshje apo bashkëpunimi jo formal që shkon në dëm të konsumatorëve.
Ai po ashtu bëri të ditur se komisioni ka marrë edhe dy vendime lirues për kompanitë “Blue Oil shpk” dhe “Kastrati Grup shpk”.
“Gjatë shqyrtimit të fakteve kemi konstatuar se me aktivitetin afarist të këtyre kompanive nuk janë rrezikuar përfitime të cilat konkurrenca efektive ju sjell qytetarëve, konsumatorëve dhe tatimpaguesve pastaj është vlerësuar se nuk ka argumente që të vazhdohet më tutje procedura hetimore pasi që këto kompani nuk kanë shitur derivate me pakicë, por kanë importuar dhe shitur derivate në tregun relevant vetëm me shumicë”, tha Prestreshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës