LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Aviacionit Civil ofron siguri për operimet ajrore në ANP ‘Adem Jashari’

Autoriteti i Aviacionit Civil ofron siguri për operimet ajrore në ANP ‘Adem Jashari’

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC), informon të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Autoriteti thotë se kjo po bëhet pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.


“AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAC-së. /Telegrafi/