LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet turke me një tjetër aktakuzë për vrasjen e Jamal Khashoggit

Autoritetet turke me një tjetër aktakuzë për vrasjen e Jamal Khashoggit

Dy të dyshuar po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Prokurorët turq kanë përgatitur një aktakuzë të dytë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e Stambollit, ku gjashtë shtetas sauditë po gjykohen si të pandehur.

Khashoggi, një kritik i Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, u pa për herë të fundit në konsullatën Saudite më 2 tetor të vitit 2018, ku shkoi për të marrë dokumentet e kurorëzimit, raporton aljazeera.


Zyrtarët turq besojnë se trupi i tij u copëtua dhe u hoq nga ndërtesa gjersa eshtrat kurrë nuk u gjetën. Njëzet shtetas sauditë tashmë po gjykohen në Stamboll për vrasjen e gazetarit saudit, transmeton Telegrafi.

Dy të dyshuar po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe katër, të cilët mbërritën në Stamboll midis 10 dhe 11 tetorit 2018, akuzohen për shkatërrim, fshehje ose ndërhyrje të paautorizuar në prova, të dënueshme deri në pesë vjet burg.

Një gjykatë në Arabinë Saudite lëshoi vendime përfundimtare për tetë persona në çështjen e gazetarit të vrarë në fillim të shtatorit të këtij viti.

Gjykata dënoi pesë të pandehur me 20 vjet burg në çështjen e vrasjes dhe tre persona u dënuan me nga shtatë deri në dhjetë vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori