LAJMI I FUNDIT:

Assad pretendon se raketat amerikane nuk i kanë shkaktuar dëme, imazhet satelitore dëshmojnë të kundërtën (Foto/Video)

Assad pretendon se raketat amerikane nuk i kanë shkaktuar dëme, imazhet satelitore dëshmojnë të kundërtën (Foto/Video)

Imazhet e reja satelitore tregojnë se si sulmet ajrore të SHBA-ve, Britanisë dhe Francës kanë shkatërruar qendrat kërkimore ku zhvilloheshin dhe prodhoheshin armët kimike – duke mos pësuar as edhe më të voglin dëmtim objektet tjera që ishin të ndërtuara përreth saj, që raportohet të jenë të civilëve.

Këto imazhe tregojnë precizitetin e 76 raketave, amerikane, britanike dhe franceze që goditën qendrën kërkimore Barzah në veri të qytetit Damask, transmeton Telegrafi.


Barzah ishte një nga tri qendrat kryesore ku zhvilloheshin armë kimike, dhe për këtë arsye ishin koordinuar sulmet ajrore kundër regjimit të Bashar al-Assadit, i cili javë më parë kishte mbytur 75 civilë më këto armë kimike.

Vetëm brenda dy minutave në total janë shkrepur 105 raketa, pasi presidenti amerikan Donald Trump u përkrah nga kryeministrja britanike Theresay May dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Forcat ajrore britanike kanë shkrepur nga aeroplanët luftarakë vetëm tetë raketa, derisa ata francezë 12. Ndërsa luftanija franceze ka shkrepur edhe tri raketa gjigante drejt Sirisë, kurse marina mbretërore britanike nuk ka gjuajtur as edhe një.

Por, është interesant se si autoritetet e Sirisë pretendojnë se nuk kanë pësuar dëme nga sulmet ajrore, edhe pse imazhet e reja satelitore dëshmojnë krejt të kundërtën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori