LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Për momentin nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Për momentin nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese

“Nuk e përjashtojmë mundësinë për ndonjë formë të masave shtesë, qoftë lokale ose të përgjithshme, por për momentin nuk ka nevojë për masa të reja”.

Kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me gjendjen me COVID-19 në RMV. Në lidhje me mutacionet e coronavirusit, Filipçe tha se për momentin bëhen analiza në laboratorin e ASHAM, prej ku rezultatet priten javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qëllimi është të shihet sa përqind e të infektuarve të rinj, praktikisht janë me llojin britanik të virusit. Analiza e fundit tregoi se janë diku rreth 50 përqind dhe kjo ishte rritje për 30 përqind, në krahasim me disa ditë më parë”.

“Ditëve të fundit kemi parë edhe rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve të reja, në krahasim me numrin e të testuarve. Epidemiologët janë anëtarë të Komisionit për Sëmundje Infektive, janë duke analizuar shkaqet e rritjes së numrit të infektimeve të reja”, tha Filipçe.

Në lidhje me çështjen për masa të reja kufizuese, ai tha se ngelet për t’u diskutuar në periudhën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori