LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet holandeze dyshojnë për një skemë të re piramidale në Shqipëri

Autoritetet holandeze dyshojnë për një skemë të re piramidale në Shqipëri
Ponzi Scheme Warning Sign, A yellow sign with the words Ponzi Scheme on a keyboard

Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale.

Për këtë arsye ky vend ka kthyer pas disa fonde që i përkasin një shtetasi, nën dyshimet se janë para që janë të ardhura nga skemat mashtruese.


Siç bëjnë me dije burimet e sigurta pranë drejtorisë së parandalimit e pastrimit të parave, pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe.

Por së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja i hetuar në qytetin e Elbasanit për mashtrim tatimor dhe përvetësimin e 3.7 milionë dollarëve.

Teksa apeli e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim 40-vjeçarin, së bashku me një person të tretë, të dyshuarit rezultojnë në marrëdhënie të dyshimtë dhe të paqartë ekonomike.

Tarja, që sipas prokurorisë më herët ka administruar 3 kompani në fushën e minerareve dhe te mbledhjes së inerteve, është zbuluar pasi ka dërguar transferta nga Holanda duke i përshkruar si borxh.

Por në datën 29 mars 2022, banka dërguese në Holandë ka kërkuar kthimin mbrapsht me nënshkrimin se këto shuma e kanë origjinën nga një skemë mashtrimi Ponzi.

Aktualisht, Tarja është nën hetim edhe për pastrim parash.

Banka dërguese e fondeve sipas burimeve të Top Channel, sinjalizon mbi rolin e këtyre personave. Për secilin prej tyre përshkruhet aktiviteti që nga kazinotë deri te mirëmbajtja e rrjeteve sociale dhe siç bëhet me dije paraprakisht qëllimi real i këtyre transaksioneve mund të jetë injektim i fondeve në vend. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori