LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet e Ohio publikojnë pamjet – në momentin e vrasjes, 25-vjeçari me ngjyrë Jayland Walker ishte i pa armatosur

Autoritetet e Ohio publikojnë pamjet – në momentin e vrasjes, 25-vjeçari me ngjyrë Jayland Walker ishte i pa armatosur

Zyrtarët e policisë në Ohio kanë lëshuar pamjet nga kamerat trupore të policisë ku shihet vrasja e një burri me 25-vjeçar me ngjyrë, në një breshëri plumbash nga tetë oficerë, përderisa ai ishte i pa armatosur dhe duke ikur nga ta.

Përderisa familja e Jayland Walker kanë kërkuar përgjigje mbi rrethanat e vrasjes së javës së kaluar, e për të cilën autoritetet thanë se ndodhi gjatë një ndjekjeje policore, protestat e mëdha kanë shpërthyer në Akron të Ohio, ku demonstruesit kanë marshuar drejtë zyrave qendrore të policisë.

ABC News shkruan se kryebashkiaku i Akron, Dan Horrigan dhe Shefi i Policisë, Steve Mylett, iu bashkuan thirrjeve të familjes së Walker për protesta paqësore dhe durim gjatë një konference të mbajtur të dielën pasdite, përderisa hetimet në lidhje me vdekjen e tij vazhdojnë, transmeton Telegrafi.


“Kur një oficer bën vendimin më kritik të tij ose të saj jetësor si oficer policie, nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të vendit ndodh ajo, kur ata e bëjnë vendimin më kritik duke drejtuar armën e tyre tek një qenie tjetër njerëzore dhe pastaj ata e tërheqin këmbëzën, atëherë ata duhet që të jenë të gatshëm që të shpjegojnë se pse e bënë atë që e bënë”, deklaroi gjatë së dielës Mylett.

“Ata duhet që të jenë në gjendje që të artikulojnë se cilat ishin kërcënimet specifike me të cilat ata përballeshin, dhe kjo duhet të bëhet për secilin plumb që del nga arma e tyre”, vazhdoi tutje ai.

Mylett filloi konferencën duke shprehur “ngushëllimet e tij më të thella për familjen e Jayland” dhe ai gjithashtu kërkoi falje për humbjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori