LAJMI I FUNDIT:

Autori i fotos së infermieres me tre foshnja të porsalindura në krah pas shpërthimit në Bejrut: Asnjëherë nuk kam parë një heroinë të tillë

Autori i fotos së infermieres me tre foshnja të porsalindura në krah pas shpërthimit në Bejrut: Asnjëherë nuk kam parë një heroinë të tillë

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesë të mëdha të Bejrutit të martën pasdite, dëmet, për fat të keq, do të grumbullohen për një kohë të gjatë – si materiale, ashtu edhe njerëzore.

Kryeqyteti i Libanit u shkatërrua, shumë spitale u dëmtuan, dhe një prej tyre është spitali “Al Roum”.

Ishte atje, më saktësisht në departamentin e saj të gjinekologjisë dhe obstetrikës, që u mor një nga fotografitë më tronditëse, e cila ngjall dëshpërimin, trishtimin, pafuqinë dhe gjithë tragjedinë që ndodhi në metropolin e Libanit.


Shpërthimi në Bejrut ishte i fortë sa një tërmet i magnitudës prej 3.5 shkallës të Rihterit
Lexo po ashtu Shpërthimi në Bejrut ishte i fortë sa një tërmet i magnitudës prej 3.5 shkallës të Rihterit

Përkatësisht, fotografi Bilal Jawich fotografoi një infermiere të re duke mbajtur tre fosnje të porsalindura në krahë, të rrethuar me rrënoja, xhama të thyer, në të njëjtën kohë duke u munduar të kërkojë ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me atë të sotmen, sidomos para spitalit “Roum” … Kjo heroinë i mbështjelli dhe i mbajti brenda spitalit përkundër ndërprerjes së komunikimit, me tre të posalindur në krahë, të rrethuar nga dhjetëra trupa dhe të plagosur”, ka shkruar autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social të Facebookut.

I njëjti spital, i cili funksionon që nga viti 1902 dhe kujdeset për të paktën 350 mijë pacientë në vit, tani është, pas një katastrofe të paparë që goditi Bejrutin, duke vuajtur nga mungesa e gjakut. /Telegrafi/

16 سنة من التصوير الصحفي والكثير من الحروب. استطيع ان اقول لم أرى كالذي رأيته اليوم في منطقة الاشرفية, وخصوصا امام…

Posted by Bilal Marie Jawich on Tuesday, August 4, 2020

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori