LAJMI I FUNDIT:

Automjetet e vjetra gjermane drejtë Kosovës dhe Shqipërisë

Automjetet e vjetra gjermane drejtë Kosovës dhe Shqipërisë

Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu, rriten shitjet drejt Lindjes edhe në Shqipëri e Kosovë.

Vendimi i fundit i Gjykatës që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më të vjetër, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit ka sjellë një valë reagimesh në Gjermani. Ndalimi do të prekte jo vetëm personat privatë që kanë automjete dizel të vjetër, por edhe zanatçinjtë gjermanë që përdorin më së shumti automjetet dizel. Shumë kërkojnë që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vetë industria e automjeteve, edhe shoqata gjermane e zanatçinjve.

Edhe politika ka reaguar. Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe e Majta kanë kërkuar që motorët e vjetër dizel të pajisen me aparatet që përmirësojnë emetimin e gazrave ndotës dhe koston për këtë ta përballojë industria e automjeteve.


“Po qe se koncernet e automjeteve kanë ndershmëri dhe mendojnë me perspektivë duhet që ata t’i modifikojnë motorët e vjetër vullnetarisht. Ata mund ta bëjnë këtë”, tha kreu i Grupit Parlamentar të Gjelbërve, Anton Hofreiter, duke pasur parasysh fitimet miliardëshe të kësaj industrie.

Hofreiter e quajti skandaloze qëndrimin e qeverisë gjermane që e ka lejuar deri më tani refuzimin e koncerneve. Ndërsa politikani socialdemokrat, përgjegjës për politikën e transportit, Matthias Stein u shpreh se industria nuk duhet t’ikë përgjegjësisë për modifikimin e motorëve dizel.

Kristiansocialët gjermanë (CSU) janë kundër ndalimeve të automjeteve. Ministri bavarez për Transportin e Punët e Brendshme, Joachim Herrmann u shpreh se “ne jemi kundër që t’u ndalohet shoferëve të automjeteve dizel përdorimi i tyre”.

Ai apeloi edhe ndaj koncerneve të huaja të automjeteve në Gjermani të japin kontributin e tyre.

Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks është shprehur se ndalimi i automjeteve dizel do të prekë vetëm disa qytete.

“Ai do të jetë në masë të gjerë i mënjanueshëm”, tha Hendricks në Berlin.

Në 70 qytete gjermane tejkalohen vlerat e gazrave të oksidit të azotit (NOx), në 50 prej tyre vetëm në masë të vogël. 20 qytete janë më problematikë, sipas ministres gjermane dhe aty qeveria po përpiqet të marrë masa përmes modifikimit të autobuësve urbanë apo përmirësimin e trafikut.

Debati për ndalimin e motorëve dizel ka bërë që të ketë rënie të madhe të çmimeve të automjeteve dizel. Shumë vetë nuk mund ta shesin më automjetin me çmimin e shpresuar. Ajo që dihet është se motori dizel krahasuar me motorin me benzinë emeton më pak dioksid karbonik, por shumë më tepër grimca të oksidit të azotit, që kategorizohen si shumë të rrezikshme për shëndetin.

Ndërkohë shumë më tepër automjete dizel po shiten nga Gjermania në vendet europianolindore.

Në vitin 2017 ka pasur një rritje dukshëm më të madhe krahasuar me 2016-në, rreth 233 mijë automjete dizel janë shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Lindjen europiane, bën të ditur revista gjermane ‘Java Ekonomike’. Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Slovakisë, etj., thekson revista ekonomike gjermane. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ekonomi
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Ekonomi
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Botë
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Ekonomi
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori