Vdekja e 71 refugjatëve nga Siria javën e shkruar la pa frymë opinionin botëror. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një autofrigorifer 7,7 tonësh në autostradë në Austri, transmeton koha.net.

Mediet hungareze raportuan se viktimat kishin hyrë në Hungari ilegalisht nga Serbia, të cilët para se të merrnin rrugën e vdekjes kishin qëndruar në Beograd.


Pas obdukimit u konstatua se 59 nga viktimat ishin meshkuj, tetë gra dhe katër fëmijë dhe se ata kishin vdekur si pasojë e asfiksimit. Është konstatuar se ata kishin udhëtuar të vdekur së paku 200 kilometra para se të arrinin në Vjenë.

Forenzikët kanë konstatuar se në një metër katror kishin qëndruar pesë refugjatë.

Përveç të tjerëve, policia hungareze ka arrestuar edhe tre serbë.