LAJMI I FUNDIT:

Autobusi me turistë gjermanë del nga rruga, 29 të vdekur dhe 27 të lënduar në Portugali (Foto/Video)

Autobusi me turistë gjermanë del nga rruga, 29 të vdekur dhe 27 të lënduar në Portugali (Foto/Video)

Të paktën 29 vetë kanë gjetur vdekjen pasi një autobus që transportonte turistë gjermanë u rrëzua nga një rrugë dhe u përmbys në ishullin portugez të Madeira.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përveç të vdekurve, edhe 27 të tjerë u lënduan në aksidentin e ndodhur pranë qytetit të Caniço.

Aksidenti ndodhi në orën 18:30, sipas kohës lokale, kur shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim dhe doli jashtë rrugës, sipas agjencisë portugeze të lajmeve Lusa.


Sipas pamjeve të publikuara mund të shihet se autobusi u ndalë vetëm pasi shkatërrojë një shtëpi.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”, tha kryetari i Caniços, Filipe Sousa, për televizionin transmetues SIC.

Ai tha se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por disa banorë lokalë gjithashtu mund të ishin midis viktimave.

Njëmbëdhjetë nga viktima ishin burra dhe 17 gra, shtoi Sousa.

Autobusi u raportua të mbante 55 pasagjerë, si dhe shoferin dhe një udhëzues turneu.

Një tjetër grua më vonë vdiq nga lëndimet e saj në spital.

Nënpresidenti i qeverisë rajonale të Madeira Pedro Calado tha se autobusi i plotësonte standardet e sigurisë dhe kështu ishte “e parakohshme për të folur për atë që shkaktoi aksidentin”. /Telegrafi/