Autobusi që bartte nxënës godet dy fëmijë në Novosellë të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Novosellë të Pejës, ku një autobus që bartte nxënës ka goditur dy fëmijë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në Novosellë të Pejës. Një autobus që bartte nxënës ka goditur dy fëmijë. Të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë, lëndimet nuk janë serioze dhe aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka deklaruar Gashi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































