LAJMI I FUNDIT:

Autobusi godet një këmbësor në Lakrishte

Autobusi godet një këmbësor në Lakrishte

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës në Lakrishte.

Një këmbësor është goditur nga autobusi, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka konfirmuar rastin për Telegrafin derisa ka dalë në vendin e ngjarjes.


“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar policia për Telegrafin.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal. /Telegrafi/