Ata shpesh shmangin njerëzit dhe nuk i kuptojnë ndjenjat e të tjerëve. Por në çfarë mënyre?

“IDIK”
Mbështetur nga MASHT

Shkencëtarët në gjithë botën hulumtojnë shkaktarët e këtij çrregullimi dhe shtrojnë pyetjen: çfarë është autike e çfarë normale?

Dhe derisa disa autikë kurrë nuk mësojnë as të flasin, të tjerët zotërojnë jashtëzakonisht mirë gjuhët. Disa janë të ngathët, të tjerët vizatojnë me orë të tëra – ekzistojnë autikët me zhvillim të vonuar dhe ata me mbajtjen e jashtëzakonshme në mend të numrave.

Mirëpo, të gjithë ata kanë shabllone të caktuara të sjelljeve të cilat vazhdimisht i përsërisin dhe kanë vështirësi të ngjashme në sjellje me njerëz.

Deri para disa vjetësh, ka mbizotëruar mendimi që format e autizmit në bazë dallojnë midis tyre, si edhe që i shkaktojnë gjëra të ndara, mirëpo sot një numër i madh studimesh tregojnë që dallimi është vetëm në nivelin e autizmit.

Skanerët e trurit na tregojnë që njerëzit autikë kanë aktivitet të zvogëluar në pjesët e trurit të ngarkuara me ndjenjat dhe të folurit, por edhe me mbajtjen në mend të personave.

Në vend të kësaj, ekziston aktivitet i fort në regjionet të cilat merren me analizën e objekteve dhe detajeve në ndonjë sistem.

Truri i njerëzve autikë dallohet nga ai tipik edhe në atë mënyrë që receptorët për dopaminë dhe serotoninë janë të shpërndarë ndryshe. Këta neurotransmetues, ndër të tjerash, janë përgjegjës edhe për frikën, edhe për motivimin.

Studimet e bëra në Universitetin e Frajburgut tregojnë që komunikimi midis qelizave nervore në tru të personave të cilët vuajnë nga autizmi janë të penguara, si edhe që autizmi është i lidhur me gjenet.

Natyrisht, këtë mund ta shpjegojnë vetëm disa simptoma, p.sh. pengesat në të folur.

Ndikimi i ambientit në rrezikun nga autizmi

Sven Belte është drejtor i Qendrës për Hulumtime të Çrregullimeve Nervore pranë Institutit Karolina në Stokhollm. Ai konsideron që gjenetika nuk është shkaktari i vetëm i autizmit.

“Në një studim në Danimarkë është konstatuar lidhja midis autizmit dhe infeksioneve virusale në shtatzëni. Atëherë është konstatuar që rreziku nga autizmi te fëmija rritet për dy për qind kur nëna ka infeksion të tillë gjatë shtatzënisë”.

Aty bëjnë pjesë edhe disa ilaçe, të cilat mund të çojnë deri në komplikime në shtatzëni, madje edhe ndotja e ajrit.

Mirëpo: “Këta faktorë nuk janë njësoj rrezik për çdokënd. Shfaqja e autizmit te individët mund të jetë shumë e komplikuar”, thotë Belte. Diagnoza është ende subjektive.

Çfarë është autizmi?

Për këtë psikiatrit dhe neurologët vendosin, para së gjithash, në bazë të vëzhgimit të pacientit, duke shënuar modelet e përcaktuara të sjelljes dhe problemet në interaksionin shoqëror.

Ky ende është vlerësim subjektiv. Shumë studime tregojnë që autizmi është më parë një tipar, që ekzistojnë karakteristika të autizmit edhe te njerëzit normalë, por edhe në nivel edhe më të lartë te njerëzit të cilët vuajnë nga diçka tjetër.

Pra, çfarë është autizmi? Kjo është gjithnjë e më e paqartë. “Kufiri midis shëndetit dhe sëmundjes tërhiqet kryesisht atje ku sjellja autike çon deri atje që dikush nuk mund t’i plotësojë pavarësisht obligimet e përditshme.

Mirëpo a është autizmi tipar karakteri apo sëmundje? A janë njerëzit autikë thjesht në fund të spektrit shumë, shumë të tërhequr dhe persona jokomunikues, apo ekziston dallimi cilësor midis atyre dhe njerëzve të tjerë? Kjo nuk di…: “Kam ndryshuar mendimin tim 20 deri në 30 herë, sepse është çështje shumë e vështirë”. /Telegrafi/