LAJMI I FUNDIT:

Austria vazhdon me kufizime, ende nuk dihet se kur do të lejohet aplikimi për viza turistike

Austria vazhdon me kufizime, ende nuk dihet se kur do të lejohet aplikimi për viza turistike

Austria është duke vazhduar me kufizime sa i përket turistëve.

Ambasada e Austrisë në Prishtinë, në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se hyrja e turistëve është e përcaktuar në “Rregulloren e Hyrjes COVID-19”, dhe që ende nuk ka ndonjë vendim për lejimin e turistëve.


“Siç përcaktohet në rregulloren e përmendur, hyrja në Austri nga vendet e tilla sikurse Kosova aktualisht nuk lejohet, përveç rasteve të jashtëzakonshme ekzistuese siç janë ato për shtetasit e BE-së, ose personat që janë normalisht banorë të një shteti të BE-së”, ka deklaruar Ambasada austriake për Telegrafin.

Gjithashtu, kjo ambasadë bën të ditur se shtetasit e BE-së mund të lejohen në Austri, por që duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Ndryshe, për më shumë së një vit, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të aplikojnë për viza turistike, përveç rasteve urgjente.

Nga 25 qershori Gjermania lejon aplikimin e vizave për kosovarët, këto janë kushtet që kërkohen
Lexo po ashtu Nga 25 qershori Gjermania lejon aplikimin e vizave për kosovarët, këto janë kushtet që kërkohen

Kufizime sa i përket turistëve janë duke vazhduar të kenë shumica e vendeve e Bashkimit Evropian, kurse Gjermania dje ka njoftuar se kosovarët mund të aplikojnë për viza që nga data 25 qershor, por që kusht është të jenë të vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori