Qeveria e Austrisë ka thirrur një samit joformal të titulluar ''Migrimi përgjatë shtegut ballkanik'', që i kshtohet valës së re të refugjatëve drejt këtij shtegu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kancelari austriak Christian Kern e ka ftuar në takim edhe kryeministrin teknik të Maqedonisë, Emil Dimitriev, ndërkaq pritet që në takim të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ai hungarez, Victor Orban, si edhe kryeministrat e Sllovenisë, Rumanisë, Greqisë, Kroacisë, Shqipëërisë, Serbisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/