LAJMI I FUNDIT:

Australianët do të mund t’i ‘injorojnë’ shefat me ligj nëse i thërrasin jashtë orarit të punës

Australianët do të mund t’i ‘injorojnë’ shefat me ligj nëse i thërrasin jashtë orarit të punës

Australia do të prezantojë ligje që do t’i lejojnë punëtorët të injorojnë thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës.

“E drejta për t’u shkëputur” është pjesë e një sërë ndryshimesh të punësimit, që qeveria federale po propozon për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, transmeton Telegrafi.


Ligje të ngjashme tashmë janë në fuqi në Francë, Spanjë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

“Një shumicë e senatorëve kanë shprehur mbështetje për masën”, tha të mërkurën ministri i Punësimit, Tony Burke, i Partisë Laburiste në pushtet.

“Nëpërmjet të drejtës për shkyçje, kjo i pengon punonjësit të punojnë jashtë orarit të papaguar”, shtoi Burke.

“Ajo që ne po argumentojmë është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është online dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, tha të mërkurën kryeministri Anthony Albanese.

Ligji duhet të votohet në parlament javën e ardhshme.

Disa politikanë, shoqata të punëdhënësve dhe drejtues kompanish, kanë paralajmëruar se ky ligj do të dëmtojë konkurrencën dhe do të kërcënojë kalimin në orar më fleksibël të punës.

Të Gjelbrit, të cilët propozuan për herë të parë rregullin vitin e kaluar, e konsiderojnë atë një fitore të madhe për partinë e tyre.

“Mesatarisht, australianët punojnë gjashtë javë jashtë orarit të papaguar në vit”, tha kreu i partisë Adam Bandt, duke shtuar se kjo arriti në rreth 60 miliardë dollarë paga të papaguara.

“Ajo kohë është e jotja. Jo e shefit tënd”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori