Austin Rivers e rrëzon në parket serbin Bjelica me driblimin fantastik (Video)

Edhe pse ai nuk do të jetë në gjendje kurrë që të zëvëndësojë impaktin që ka Chris Paul, plejmejkeri i Los Angeles Clippers, Austin Rivers, po tregon aftësitë e tij.
Austin Rivers po shfrytëzon rastin për të lënë përshtypje teksa Paul po mungon.
Ai në një moment gjatë takimit ku startoi arriti që me një driblim fantastik në njërën anë e menjëherë në anën tjetër të kalojë Bjelican dhe të shënojë nga afër pikë të lehta.
Rivers me këtë rast e rrëzoi në parket Bjelican duke e turpëruar atë.
Austin Rivers është i biri i trajnerit të LA Clippers, Doc Rivers.
LA Clippers përkundër kësaj paraqitje të mirë të Rivers, pësoi humbje nga Minnesota.

Nga
Telegrafi
20/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































