Këngët e saj ndër vite kanë bërë për vete shumë njerëz dhe është vërtet emocionuese të shohësh dëshminë e talentit që nuk mbetet kurrë në hije. Ndonëse prej vitesh ka jetuar jashtë, publiku e ktheu atë në skenë, duke mos e harruar për asnjë çast.
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Këngëtarja Aurela Gaçe ka prerë tashmë biletën për në Eurosong. “Kënga ime” e kompozitorit Shpëtim Saraçi, me tekst të Sokol Marsit, ka rrëmbyer duartrokitjet e publikut, që e kthehu tre herë këngëtaren Gaçe në skenë dhe më tej edhe verdiktin e jurisë. Gaçe ka fituar kështu edicionin e 49-të të Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Sigurisht që ka qenë një emocion i madh për të, aq më tepër që merrte pjesë në këtë festival pas 9 vitesh mungesë. E ashtu siç u largua me çmim të parë, sërish u kthye për ta rrëmbyer atë, po këtë herë edhe për të na përfaqësuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian, “Eurovizion”, që këtë vit do të organizohet në muajin maj në Gjermani. Këngëtarja Aurela Gaçe rrëfen në këtë intervistë impresionet e saj të para pas marrjes së çmimit, por edhe “barrën” që ka përsipër tashmë në rrugën që do të përfundojë pas pesë muajsh…
Cila është receta juaj për ata që flasin e paragjykojnë për këngën tuaj fituese?
Recetë për paragjykuesit nuk kam…muzika është për gjithsecilin një ndjenjë që nuk e imponon dot tek askush…Unë përderisa e mora përsipër të dal në konkurs të paraqitem me atë këngë, do të thotë që mua më ka pëlqyer…kjo nuk do të thotë t’u pëlqejë edhe të tjerëve…shija për muzikën e çdo gjë tjetër është personale.
Kishit vendosur të hiqnit dorë nga festivalet, e kishit parandjerë se do të triumfonit, e keni pritur, se do të jeni fituese?
Po si mund ta dish që je fituese po nuk hyre në garë një herë? Unë hyra në garë duke menduar se do të bëj më të mirën e mundshme, se edhe mund të fitoja, por edhe mund të humbisja.
Dikush nga pjesëmarrësit e festivalit (Alban Skënderaj, v.j.) ka deklaruar se festivali ishte i manipuluar.
Pakënaqësi ka, gjithmonë e gjithmonë, çdo vit e njëjta histori…. Gjithmonë ka një fitues, e gjithmonë ai që humb ankohet…ç’ti bësh. Do të dëshiroja që një herë të vetme, të dilte dikush që humb e t’i jepte dorën fituesit…por jemi njerëz, me mëkate, me inate, me paragjykime…
Cilët këngëtarë apo këngëtare i keni parë si konkurrentë serioz gjatë festivalit?
Të gjithë quhen konkurrentë serioz, përderisa kanë hyrë në garë….mos të harrojmë që shumë herë kanë fituar këngëtarë fare të rinj…dmth a ke eksperiencë ose jo në skenë, çdo këngëtar quhet konkurrent përderisa është aty.
Do të prezantoni Shqipërinë me këngën në gjuhën shqipe apo në atë angleze?
Duke e ditur se gjuha angleze është një gjuhë internacionale, ne do të provojmë ….do t’i provojmë të dy variantet dhe do të shohim…do ta vendosim bashkë me autorët.
I frikoheni skenës së Eurovizionit?
Skena është për këngëtarët të performojnë…..a është në vendin tënd, a janë 2 mijë a 20 mijë njerëz në sallë, emocioni dhe përgjegjësia janë njësoj. Sigurisht, kjo paraqitje ka shume përgjegjësi.
Prisni që bashkatdhetarët tanë të japin votën për ju në Eurovizion, duke ditur, se ka shumë bashkëkombës që jetojnë në Gjermani, Austri, e Zvicër?
Sigurisht që e pres mbështetjen e tyre, madje ata duhet t’u thonë edhe miqve të tyre jo shqiptarë të votojnë (qesh).
Tashmë ju jeni një këngëtare shumë e njohur dhe me një spektër të larmishëm admiruesish. Nëse do t’u jepej një trofe për sfidën tuaj të suksesit, kush mendoni se e meriton; magjia e zërit tënd, hiret rrezatuese prej Nimfe, apo dikush a diçka tjetër, Perëndia, sepse shpesh edhe e përmendni?
Perëndia që më fali këtë dashuri kaq të madhe për muzikën, prindërit që më rritën kështu, të jem vetja ime dhe të them gjithmonë atë që mendoj, puna e madhe që bëj me veten time përditë e përditë…kërkesa që kam ndaj vetes të mësoj përditë. Por, ju garantoj, çka që e besoj dhe prandaj do ta them…edhe sikur gjysmën e zërit ta kisha, do të depërtoja po njësoj në publik, sepse nuk është fuqia e zërit ajo që e bën një këngëtar, është fuqia e shpirtit, është pasioni me të cilin ti e bën diçka.
Ç’farë i mungon muzikës shqiptare?
Unë mendoj se çdo kompozitor ose këngëtar, kur bën diçka, duhet ta pëlqejë shumë vetë atë që bën….të japi nga vetja, dhe jo të kthehet në kopje të asaj që ka bërë dikush më parë…Vërtetësia…kjo mendoj se i mungon muzikës sonë.
Ndjeheni keq kur një këngë të kënduar nga ju, dikush e bastardon?
Jo.
Kur të qëllojnë ditë pushimi, si, ku dhe me kë i kalon Aurela?
Varet se ku ndodhem, nqs jam në SHBA, e kaloj në dyqane të muzikës, ose te ‘make up’-it (sepse e kam pasion) ose duke bërë sport, ose duke lexuar diçka që më intereson. Në Shqipëri kam një shoqëri shumë të gjerë dhe mundohem ta ndaj kohën me familjen time dhe mes shoqërisë, që e kam të shtrenjtë, sepse besoj se kam njerëz që më duan ashtu siç i dua.
Pini cigare dhe alkool?
Cigaren nuk e kam pirë kurrë, jo se jam një vajzë e shkëlqyer, por thjesht nuk e kam pirë dhe kaq…vetëm kur këndoj ndonjë këngë dhe dua të aktroj, atëherë e ndez (qesh), por nuk e kaloj kurrë në korda. Kurse verën e kuqe e kam qejf kur dal për darkë, por mund të ndodhë që të mos e pi asnjë gotë edhe 3-4 muaj…varet nga aktiviteti që kam. Kur kam pushim e dal për qejf, sigurisht ashtu siç punoj, edhe mundohem të relaksohem, ta shijoj jetën, sepse një jetë e kam, apo jo… ha, ha, haha. Ka një balancë çdo gjë, punon, punon, por edhe pushon.
A do të merreshe me politikë nëse të ofrohet ndonjë post?
Asnjëherë…nuk dua të gënjej, se nuk e bëj dot mirë këtë gjë, dallohem menjëherë (qesh)…
Kur do kemi surprizë tek Aurela në fushën e dashurisë?
Surprizat nuk kane mbarim, por ju nuk jeni në dijeni për to (qesh).
Kur do të bëhesh nuse?
Ha, ha, ha, kur ta gjej atë, që të më meritojë,…
Je e prirur për të blerë veshje të shtrenjta, nga ato që konsiderohen “firmato”?
I veshi të shtrenjta kur ma mban xhepi…nuk më ka zënë sëmundja e ashtuquajtur "firmato" dhe s’ka për të më zënë ndonjëherë.
E frekuenton jetën e natës?
Ashtu siç punoj edhe pushoj, i bëj gjërat 100%, jo gjysmë…punoj shumë për një projekt, mbyllem në shtëpi, punoj me zërin, bëj sport dhe kur vjen koha për të dalë, më pëlqen jeta e natës dhe nuk kthehem në shtëpi deri sa të zbardhë dita.
Një këshillë për të rinjtë shqiptarë.
Nuk dua të këshilloj njeri, sepse gjithsecili e jeton jetën sipas rregullave të veta, por mund t’u thosha vetëm, bëni dhe jepeni kohën tuaj vetëm në diçka që ju besoni vërtetë, çfarëdo dëshire që keni, ndiqeni deri në fund dhe mos u dorëzoni edhe kur ka pengesa.
Pyetja e fundit, sigurisht, se kemi edhe shumë pyetje tjera, por shpresojë, se do të takohemi në Gjermani, në Eurovizion dhe atëherë, do të vijmë me një ftesë nga ana e Juaj. Suksese deri atëherë e mirupafshim.
Ftesa është e hapur për të gjithë:)
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë