LAJMI I FUNDIT:

Auditori kritikon Shpend Ahmetin për 210 kontratat mbi vepër

Auditori kritikon Shpend Ahmetin për 210 kontratat mbi vepër

Komuna e Prishtinës ka vazhduar edhe në vitin që lamë pas angazhimin e personave me kontrata për shërbime të veçanta.

Vetëm gjatë vitit të kaluar kjo komunë ka punësuar 210 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta që duket një reduktim i lehtë i personave të angazhuar me këtë kontratë nga viti 2015 kur kjo komunë kishte angazhuar 276 persona në formë të tillë.


Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mbulimi i pozitave të rëndësishme me marrëveshje të përkohshme rezulton me performancë të dobët dhe rrit pasigurinë nëse personeli i angazhuar është joadekuat.

“Sipas regjistrit të pagesave, gjatë këtij viti janë angazhuar 210 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta që paraqet një numër të reduktuar nga viti i kaluar, 276”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Auditori Gjeneral kërkon nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, që t’i rishikojë nevojat reale për angazhim të punëtorëve me kontratë për shërbime të veçanta, shkruan Insajderi.

“Kryetari duhet t’i rishikojë nevojat reale për angazhim të punëtorëve me kontrata për shërbime të veçanta. Nevoja për staf shtesë për pozitat e karrierës duhet të analizohet dhe nëse rritja e numrit të stafit është e domosdoshme, kjo të inkorporohet edhe në planifikimet buxhetore”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas raportit në regjistrin komunal theksohet se personat e punësuar janë angazhuar si zyrtar në zyrat e gjendjes civile, zyrtarë në kuzhinën e institucioneve parashkollore, zyrtarë për legalizim, zyrtarë tjerë në urbanizëm, zyrtar i kulturës, zyrtarë inspeksioni, regjistrues të ndërtimeve pa leje, anketues të tatimit në pronë, performues të festave dhe të tjerë

Lidhur me punësimet e Komunës së Prishtinë me kontrata për shërbime të veçanta gjatë vitit të kaluar kishte pasur kritika të shumta për kryetarin e saj.

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri, në mars të vitit të kaluar kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar 300 persona me shërbim të kontratave të veçanta, duke shtuar se LDK-ja gjatë 13 vjetëve qeverisje nuk ka punësuar asnjë.

“Fillimi i punës është bërë me etiketime dhe njollosje. Lëndët në prokurori i takojnë prokurorit e jo kryetarit të Komunës. Afër 300 me kontratë me vepër, e ne asnjë në të gjitha mandatet. 37 janë futur në Ndërmarrjen Publike Banesore”, kishte thënë Beqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori