LAJMI I FUNDIT:

Audi RS6 i ri do t’i ketë 600 kuajfuqi për të rivalizuar me BMW M5 dhe Mercedes-AMG E63 (Foto)

Audi RS6 i ri do t’i ketë 600 kuajfuqi për të rivalizuar me BMW M5 dhe Mercedes-AMG E63 (Foto)

Rivalitet i lartë mes prodhuesve vendorë, por garën pritet ta fitojë RS6 i ri

Audi po bëhet gati të hyjë në betejë me BMW M5 dhe Mercedes-AMG E63, me gjeneratën e re të RS6, të sofistikuar në masë të madhe, që t’i mposhtë rivalët gjermanë, transmeton Telegrafi.


Sipas Autocar, ky model që lansohet gjatë vitit që vjen në Frankfurt Auto Show, do ta ketë të njëjtin motor 4.0-litra V8 që prodhon 605 kuajfuqi, i cili shfrytëzohet nga Porsche Panamera Turbo dhe Lamborghini Urus. Kjo është e njëjtë me fuqinë që ka RS6 Avant Plus, teksa ka 46 njësi më shumë se RS6 i tanishëm.

Sa për krahasim, M5 prodhon 600 kuajfuqi, ndërsa AMG E63 604 njësi. Energjia në RS6 do të dërgohet nëpërmjet tetë shpejtësive automatike, ndërsa platforma MLB, ia bën peshën më të lehtë se paraardhësi. Si rezultat, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.6-sekonda, për një sekondë më shpejtë se Avant Plus.

Me këtë mundësi dhe aerodinamikën e shtuar, ky Audi do të zë shpejtësi maksimale prej 310 kilometrave në orë. /Telegrafi/