LAJMI I FUNDIT:

Audi RS6 Avant Performance shpejtësinë prej 100km/h e arrin në 3,2 sekonda

Audi RS6 Avant Performance shpejtësinë prej 100km/h e arrin në 3,2 sekonda

Audi RS6 tash e një kohë cilësohet si një nga veturat më të shpejta në treg, duke filluar nga gjenerata e parë e cila ishte lansuar në vitin 2002 e deri tek modeli më i fundit me emrin e koduar C8 që fuqinë e merr nga motori V8.

RS6 Avant Performance ishte prezantuar në nëntorin e vitit 2022, bashkë me “coupe-n” me 4 dyer RS7, dhe në atë kohë fuqia e përmirësuar ishte një nga temat kryesore.


Krahasuar me versionin e rregullt të Audi RS6, sistemi i Performance me turbocharger të dyfishtë punon në një nivel më të lartë, e cila çon në një kapacitet prej 621 kuaj fuqi dhe 850 njuton metër fuqi rrotulluese, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Kjo është një ngritje prej 30HP dhe 50 njuton metër, e cila gjithashtu vihet në lëvizje nga një motor V8 4.0 litërsh që e qon fuqinë tek të gjitha rrotat nëpërmjet një sistemi Quattro të drejtimit me të gjitha rrotat e gjithashtu edhe nga një transmision automatik me 8 shpejtësi.

E gjitha kjo fuqi shtesë e ndihmon veturën me një peshë prej 2,090 kilogram që shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh në vetëm 3.3 sekondave, dhe sipas shifrave të Audi, 0.2 sekonda më shpejtë se varianti i thjeshtë i RS6.

Megjithatë, kjo veturë ka kapacitet që shpejtësinë në fjalë ta arrij edhe më shpejtë, ashtu siç tregon edhe video e CarWow, ku Mat Watson – një testues i veturave – zbulon se RS6 Avant Performance shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh mund ta arrijë në vetëm 3.2 sekonda. /Telegrafi/