LAJMI I FUNDIT:

Audi RS6 Avant lëvizi nëpër autostradën gjermane me shpejtësi më madhe se limiti maksimal

Audi RS6 Avant lëvizi nëpër autostradën gjermane me shpejtësi më madhe se limiti maksimal

Shpejtësia që arriti, ishte më e madhe limiti maksimal që thuhej se e kishte

Ka shumë vetura që mund të arrijnë deri në 300 kilometra në orë, aq sa nuk ka autostrada të përshtatshme, që mund të ofrojnë këtë ngasje të shpejtë, transmeton Telegrafi.


Derisa shumica e këtyre makinave, janë sportive me dy dyer, Audi RS6 Avand i ka katër dyer dhe hapësirë të bollshme për familjen, apo një grup shokësh dhe bagazhin që kanë.

Nëse është e zbrazët, kjo makinë nuk është as e lehtë sepse peshon 2,040 kilogramë, megjithatë mund të arrijë shpejtësinë shpejtësi marramendëse.

Gjatë lëvizjes në një autostradë gjermane, ku nuk ka ndalim të lejimit të shpejtësisë, kjo makinë arriti në 300 kilometra në orë, më shumë se limiti maksimal që e ka të ndaluar në 298 kilometra në orë.

Asfalti dukej se ishte paksa i lagur, që nuk ishte në favor të sistemit Quattro, që lëvizë me të gjitha rrotat, derisa moti i ftohtë ishte i duhuri për ta mbajtur të freskët motorin. /Telegrafi/