Deri më tani, këto janë pamjet më të afërta të kësaj makine

Ishte bërë e ditur, se Audi do të sjellë gjashtë modele nga linja RS, ndërsa versioni Q8 do të jetë kryesori, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është treguar dukja që do të ketë, tani që u kap duke u testuar, dihet që RS Q8 është duke u bërë gati të ruvalizojë me BMW X6 M dhe Mercedes-AMG GLE 63 Coupe.

Shtresat e kamuflazhit i janë larguar thuajse në tërësi, ndërsa vazhdojnë të jenë disa shtesa të kuqe, sa për të hutuar shikuesit.

Në këtë formë, shihet grilli gjigant me hapësirat anësore për hyrjen e ajrit, pjesët anësore, si dhe pjesën e prapme shumë të zmadhuar.

Pezullimi i është shtuar në masë të madhe, derisa shihen edhe mbajtëset e mëdha në rrotë. Brenda Audi RS Q8, do të jetë motori me 4.0 litra nga Lamborghini Urus, që prodhon 481 kuaj fuqi.

Data e prezantimit ende nuk është bërë e ditur, mirëpo pritet ta shohim në Frankfurt Auto Show, që zhvillohet muajin që vjen, ku do ta tregojë teknologjinë e lartë dhe stilin e mirë. /Telegrafi/