LAJMI I FUNDIT:

Audi R8 mund të kthehet në një makinë elektrike (Foto)

Audi R8 mund të kthehet në një makinë elektrike (Foto)

Nëse nuk do të largohet në tërësi nga prodhimi, mund t’i ndryshojë sistemi i punës

Megjithëse është një prej modeleve ikonë të viteve 2000, ndryshimet në ligjin e emetimit të gazrave, mund të bëjnë që Audi R8, t’i ndalohet qarkullimi, transmeton Telegrafi.


Për të qenë ende në treg, kompania gjermane duhet të bëjë ndryshime të konsiderueshme nën kapak, që do t’ia ndryshonin formën dhe sistemin e punës që e vë në veprim. Gjë që nuk pritet t’ju pëlqejë, dashamirësve të kësaj makine.

Lajmet e fundit, bëjnë të ditur, se nëse nuk largohet në tërësi nga prodhimi, do të elektrifikohet në masë të madhe.

Sipas të gjitha gjasave, Audi R8 mund të zëvendësohet pjesërisht apo të kombinohet me konceptin e PB18 e-tron që e kemi parë vitin e kaluar në Pebble Beach. /Telegrafi/