LAJMI I FUNDIT:

Audi mund të ketë gjetur një mënyrë si ta vazhdojë prodhimin e modelit R8

Audi mund të ketë gjetur një mënyrë si ta vazhdojë prodhimin e modelit R8

Derisa, sërish do ta ketë tingullin mbresëlënës

Që kur u lansua më 2006, Audi R8 vazhdon t’i ketë proporcionet e veçanta, ndërsa megjithëse janë bërë 13 vite dhe është lansuar në dy gjenerata modelesh, nuk dihet për fatin e pasardhësit të tij, transmeton Telegrafi.


Ka pasur disa raporte, se mund të arrijë si një makinë që mbushet me rrymë, por që do të quhet ndryshe, derisa të tjerë thonë se nuk do të vazhdojë të prodhohet.

“Nuk kemi ndonjë vendim, për teknologjinë apo platformën që do ta përdorim në gjeneratën e re të Audi R8. Për momentin, po punojmë që t’i rrisim shitjet e versionit të fundit”, ka thënë menaxheri kryesor në Audi, Oliver Hoffman.

Sipas tij, në brendi do të ketë një motor elektrik, por do të mbetet një makinë për ata që i duan shpejtësitë dhe sistemi i brendshëm nuk do të ndryshojë shumë.

Bazuar në të dhënat që tha ai, del se gjithsesi do të ketë një gjeneratë të re të Audi R8, ndërsa do të vazhdojë ta ketë motorin me djegie të brendshme, krahas atij elektrik.

Në këtë formë, mund të thuhet se Audi mund të ketë gjetur një mënyrë për ta vazhduar prodhimin e modelit R8, por nuk është duhet e bërë të ditur.

Ka mundësi, që ky Audi, të jetë një hibrid i fuqishëm, me teknologji moderne dhe të jetë shumë i kërkuar shkaku i dukjes së mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori