LAJMI I FUNDIT:

Audi e-tron GT shfaqet për herë të parë në aksion

Audi e-tron GT shfaqet për herë të parë në aksion

Kjo makinë, do të jetë rival i fuqishëm për Tesla

Vëmendja kryesore në botën e makinave që mbushen me rrymë, për momentin është te Porsche Taycan por deri në fund të vitit kjo pritet të ndryshojë, pasi të lansohet Audi e-tron GT, transmeton Telegrafi.

Makina e prezantuar për herë të parë në LA Auto Show para dy vitesh, pritet të jetë shumë e fuqishmë dhe të ketë kapacitet të lartë, kur të del nga prodhimi.

Deri më tani, janë shfaqur shumë imazhe që e tregojnë këtë makinë derisa testohej, ndërsa kjo ëhstë hera e parë që shihet në aksion, derisa testohej në Skandinavi.

Krahasuar me konceptin, kjo makinë i ka linjat dhe proporcionet e njëjta, por më të vogla i ka rrotat dhe dorezat e dyerve.

Gjatë skenave të filmit “Avengers: Endgame”, është parë në lëvizjet Audi e-tron GT, por tingulli që lëshonte i ishte ndryshuar në mënyrë artificiale.

Në filmimin e realizuar tani, kjo makinë është shumë e qetë dhe lëshon vetëm një tingull të lehtë, derisa duket se do të jetë një nga makinat më të mira elektrike në treg. /Telegrafi/