LAJMI I FUNDIT:

Audi e ka rritur fabrikën e R8, ku do të prodhohet edhe e-Tron GT

Audi e ka rritur fabrikën e R8, ku do të prodhohet edhe e-Tron GT

Vetura e re elektrike, do të del nga prodhimi nga kjo fabrikë e rritur, në fund të vitit

Janë tri versione të veturave, që Audi i nxjerrë nga prodhimi, si ato të garave, modele të performancës së lartë dhe super-makina R8, transmeton Telegrafi.


Së shpejti do të fillojë së prodhuari edhe makina elektrike, andaj po bëhen përgatitjet e duhura, që të jetë gati edhe për këtë prodhim.

Modelin e-Tron Gt që deri më tani e kemi parë vetëm si koncept, Audi planifikon ta prodhojë në fabrikën e R8, andaj e ka rritur hapësirën për t’i shtuar kapacitetet.

Në mënyrë që të ketë gjithçka gati në kohë, janë duke u bërë testime me metodat më të pa pritshme, që të sigurohen lidhur me funksionimin e sistemit. Për të arritur prodhimin e dëshirueshëm, Audi ka rritur kapacitetet e prodhimit prej 16 në 36 xhiro për prodhuese.

Hapësira me 3,700 metra katrorë që i është shtuar fabrikës, do të përdoret edhe për punime tjera të makinave, po që nuk është bërë e ditur konkretisht.

Të tjera pjesë të shtuara, do të përdoren për testime të realitetit virtual, që mendohet se do të ndihmojë në zhvillimin e softuerëve të reja për makina. /Telegrafi/