LAJMI I FUNDIT:

Audi befason me modelin R8 LMS tërësisht të ri (Foto)

Audi befason me modelin R8 LMS tërësisht të ri (Foto)

Afro gjysmë milioni euro, për ata që duan ta kenë Audi R8 LMS

Javën e kaluar, Audi shfaqi pjesë të një makine R8 që mund të prezantohej në Paris Motor Show 2018, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi gjerman, ka befasuar duke e shfaqur këtë model tërësisht të ri, vetëm se nuk ka bërë të ditura të gjitha specifikat.

Ekspertët pretenduan se mund të jetë një model R8 GT, që me 630 kuajfuqi mund të rivalizojë me Lmborghini Huracan Performante. Gjë që ishte shumë e vërtetë, pasi ka të bë pikërisht me këtë model.

Pamja mahnitëse, nuk është pothuajse asgjë krahasuar me sistemin motorik 5.2-litra V8 që prodhon 495 kuajfuqi, ndërsa dërgon energjinë në rrotat e pasme me anë të shtatë shpejtësive.

Por, të pasurit e një makine garash, nuk kushton lirë. Në shitjet që fillojnë gjatë nëntorit, për të blerë këtë Audi R8 LMS duhet paguar jo më pak se 398 mijë euro. /Telegrafi/