LAJMI I FUNDIT:

Audi A8 ka arritur me shumë stil dhe fuqi të shtuar (Foto)

Audi A8 ka arritur me shumë stil dhe fuqi të shtuar (Foto)

Makina kryesore e kompanisë Audi, më në fund ka arritur

Janë bërë dy vjet, që kur Audi e ka paralajmëruar këtë sedan, që e konsideron si një prej makinave kryesore, transmeton Telegrafi. Vitin e kaluar e kemi parë derisa testohej në pistë, derisa tani është prezantuar edhe zyrtarisht modeli A8.


Në krahasim me modelin aktual, në A8 të ri janë shtuar fuqitë, pasi në të është vënë motori që prodhon 563 kuaj fuqi, si dhe një tjetër shumë funksional prej 48 voltëve, që e bën me ekonomik dhe i rritë përformancën.

Specifikat e performancës ende nuk janë bërë të ditura, derisa pritet të jetë më i shpejtë se S8 që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e zë për katër sekonda.

Kamera që i është instaluar në pjesën e përparme, i mundëson të identifikojë gropat dhe sistemi i pezullimit ngrihet në mënyrë automatike, që të shmangë rënien në to.

Makina Audi A8 ka stil shumë të lartë, megjithëse në krahasim me modelet tjera është më pak agresive, duke lënë përshtypje shumë të mirë. /Telegrafi/