LAJMI I FUNDIT:

Aty ku edhe uji i ngrohtë do të kthehej menjëherë në borë: Koreja e Jugut bën gati depon ku pritet të ruajë vaksinën e Pfizer

Aty ku edhe uji i ngrohtë do të kthehej menjëherë në borë: Koreja e Jugut bën gati depon ku pritet të ruajë vaksinën e Pfizer

Disa nga dhomat në depot më të ftohta të Koresë së Jugut janë aq të ftohta sa që nëse do të hidhnit një filxhan me ujë të ngrohtë, do të kthehej menjëherë në borë.

Dhe sipas Reuters, përcjell Telegrafi, e njëjtë pritet të jetë edhe hapësira që ndodhet 65 kilometra afër Seulit dhe që ofron me temperatura më të ftohta se një dimër në Antarktik.


Ajo strukturë do të ishte vendi më i mirë, mbase i vetëm, në Korenë e Jugut, i përshtatshëm për ruajtjen me shumicë të vaksinës së Pfizer për COVID-19, thotë CEO i kompanisë, Kim Jin-ha.

“Sapo dëgjuam për vaksinën Pfizer, ne filluam të bëheshim gati… opsionet e tjera nuk do të funksiononin”, tha Kim për Reuters, duke shtuar se magazina funksionon me përdorimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të mbajtur temperaturat të ftohta.

“Depot që përdorin energji elektrike do të kishin vështirësi në ruajtjen e -70 gradë Celsius (-94 F) të kërkuara nga vaksina për ruajtje dhe mbartin rrezikun e rritjes së temperaturës gjatë një ndërprerje të energjisë”, tha ai.

Për të akomoduar vaksinën e Pfizer, “Superfrigoriferi Korean” po planifikohet të ketë një vendkalim special dhe ashensor në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje nga temperaturat e jashtme.

Pasi të konfirmojë se ka një kontratë, ajo do të fillojë ndërtimin e cila mund të zgjasë 2-3 muaj.

Siç bëhet e ditur, kompania, e cila mbështetet nga Goldman Sachs dhe SK Holdings Co Ltd, ka qenë në bisedime me Agjencinë e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut që nga fillimi i nëntorit dhe ndërsa asgjë nuk është vendosur ende, pritjet janë të mëdha se do të arrijë një kontratë.

Koreja e Jugut ka aranzhuar blerjen e 20 milionë dozave të vaksinës të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Vendi gjithashtu ka marrëveshje për 20 milionë doza nga secila – nga Moderna Inc dhe AstraZeneca Plc/Universiteti e Oksfordit dhe për 4 milionë doza të tjera nga Johnson & Johnson.

Në total, kjo do të ishte e mjaftueshme për të inokuluar 34 milionë njerëz në një vend me 51.8 milionë banorë dhe dërgesat pritet të fillojnë jo më vonë se në mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori