LAJMI I FUNDIT:

Atomistja Doruntina Sylejmani pranohet në Princeton University (Foto)

Atomistja Doruntina Sylejmani pranohet në Princeton University (Foto)

Atomistja Doruntina Sylejmani është pranuar në studime në Princeton University të SHBA-së, duke u bërë kështu ndër shqiptaret e para që ka arritur të regjistrohet në këtë universitet prestigjioz. Doruntina është e pasionuar pas matematikës dhe ka potencial e talent të madh për këtë fushë, andaj pranimi i saj në Princeton University do t’i mundësojë asaj përmbushjen e pasionit dhe realizimin e potencialit dhe talentit të saj për matematikë.

Sipas të gjitha rangimeve kredibile, Princeton University është ndër 5-10 universitetet më të mira në botë, ndërsa në fushën e matematikës është ndër universitetet lidere të botës. Princeton University është ëndrra dhe synimi i pothuajse të gjithë matematikanëve të botës! Konkurrenca për t’u regjistruar në Princeton University është globale dhe shumë e madhe, prandaj arritja e Doruntinës është e jashtëzakonshme.


Ky sukses i Doruntina Sylejmanit është rezultat i potencialit të saj të jashtëzakonshëm intelektual, punës dhe angazhimit të familjes dhe mësimdhënësve të saj, punës dhe përkushtimit të saj gjatë shkollimit, rezultateve shumë të larta të saj në testin SAT, si dhe suksesit të saj kulmor në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, të mbajtur në korrik 2016 në Hong Kong, ku ajo fitoi Medalje të Bronztë.

Duke qenë njëri ndër universitetet më të mira në botë, studimet në Princeton University janë shumë të shtrenjta dhe fatmirësisht Doruntina ka fituar bursë nga universiteti për studime atje. Mirëpo bursa nuk përfshinë disa shpenzime indirekte dhe shpenzimet e udhëtimit (rreth 5000 euro), prandaj Instituti ATOMI i bën lutje institucioneve, donatorëve, kompanive apo individëve vullnetmirë që ta përkrahin Doruntinën për sigurimin e këtyre mjeteve financiare, gjë që do t’i mundësonte asaj që t’i përkushtohet 100% studimeve të saj.

Me këtë rast Instituti ATOMI i falënderon shumë profesorët amerikanë z. Flavio Bartmann – këshilltar në Departamentin e Matematikës në Princeton University dhe znj. Carol Barash – këshilltare për aplikim në universitetet amerikane që kanë bashkëpunuar me Institutin ATOMI përmes Bleron Baraliut – anëtar i Bordit Drejtues të Institutit ATOMI, të cilët e kanë iniciuar procedurën, i kanë mundësuar Doruntinës kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët e Princeton University, i kanë ofruar rekomandime asaj dhe e kanë ndihmuar atë gjatë gjithë procesit të aplikimit. Pa këtë përkrahje Doruntina do të rrezikonte të mbetej veç një studente e zakonshme në Kosovë, në ndërkohë që ajo ka dëshmuar që mund të jetë studente e jashtëzakonshme edhe në nivel botëror, në konkurrencë me më të mirët e botës.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori