LAJMI I FUNDIT:

Atmosferë e zbehtë në Prishtinë për 28 Nëntor, qytetarët të prekur nga ngjarja tragjike në Shqipëri

Atmosferë e zbehtë në Prishtinë për 28 Nëntor, qytetarët të prekur nga ngjarja tragjike në Shqipëri

Frymëzuar me ngjyrat kuq e zi, nën petkun e Flamurit Kombëtar, festohet 28 Nëntori.

Vit pas viti, jo vetëm që festohet por edhe mësohet më shumë për këtë festë.

Sot shumë qytetarë të Prishtinës kanë zgjedhur të kalojnë ditën në shesh së bashku me familjarët e tyre.

Festa e cila u jep emocione të gjithë shqiptarëve, këtë vit u dha edhe dhimbje qytetarëve për shkak të ngjarjes tragjike në Shqipëri.

“Festa më e madhe që ekziston e popullit shqiptarë, por sot nuk kam ndjenja të gëzimit pasi e kemi tragjedinë te nëna Shqipëri. Prej 48 orësh jam duke mbledhur ndihma”, shprehet i moshuari nga sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Përveç të moshuarve, të cilët e festojnë këtë festë me shumë nostalgji,  këtë ditë po e përjetojnë edhe ata të cilët po rriten me ngjyrat kuq e zi.

Anë e mbanë sheshit, të gjithë i sheh me flamujt kuq e zi në duar.

Që nga mëngjesi fluksi i qytetarëve ka qenë i madh, këtë po e thotë edhe ky shitës i simboleve kombëtare.
“Interesim ka për produktet me simbole kombëtare por jo aq shumë për shkak të ngjarjeve në Shqipëri…Kjo datë është shumë e rëndësishme, kështu që ja vlen të festohet”, shprehet njëri ndër shitësit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Teksa shumë qytetarë po festonin dhe uronin festën e Pavarësisë së Shqipërisë, në një cep të sheshit po vazhdonin të mblidhnin gjëra për të prekurit e tërmetit në shtetin amë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori