Qendra e Studentëve në Prishtinë ka publikuar një video që pasqyron jetën e gjallë dhe dinamike në konviktet studentore, duke sjellë në pah energjinë, miqësitë dhe emocionet që karakterizojnë këtë hapësirë të rëndësishme për rininë akademike.

Në njoftimin e bërë publik nga Qendra, thuhet se konviktet janë shumë më tepër se hapësira banimi – ato përfaqësojnë një vend ku studentët krijojnë kujtime të paharrueshme përmes aktiviteteve, lojërave sportive dhe momenteve të përbashkëta plot entuziazëm, përcjell Telegrafi.




Kjo iniciativë synon të promovojë jetën studentore dhe të forcojë ndjenjën e komunitetit në mesin e të rinjve që studiojnë në kryeqytet. /Telegrafi/