LAJMI I FUNDIT:

Atmaxha e Prizrenit, përfiton dy trafo të reja

Atmaxha e Prizrenit, përfiton dy trafo të reja

Banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit, kanë përfituar rrjet të ri energjetik. KEDS ka investuar në këtë fshat dy trafo të reja, si dhe ka bërë ndërrimin e 124 shtyllave.

Naim Arapi menaxher për projekte të KEDS, tregon se në këtë fshat bashkë me trafot dhe shtyllat, janë ndërruar edhe kabllot e reja. Sipas tij, pas këtyre investimeve në këtë fshat është përmirwsuar infrastruktura e furnizimit të energjisë elektrike.


“Infrastruktura me furnizim të energjisë elektrike në këtë fshat ka qenë shumë e dobët. Pas këtyre investimeve besojmë se një pjesë e këtij fshati ka përfituar shumë”, shprehet Arapi.

atmaxha2

Ai tregon se dy trafo që kanë furnizuar me rrymë një pjesë të konsumatorëve të këtij fshati, kanë qenë shumë të vjetra.

“Tash i kemi vendosur dy trafo të reja; njëra është 1000 kvA(kilovolit Amper), ndërsa tjetra 250 kvA(kilovolit Amper)”.

Arif Gashi, banor i fshatit Atmaxhë, tregon se pas vendosjes së trafove dhe kabllove të reja, kapaciteti i energjisë elektrike është rritur dukshëm.
“Rrymën e kemi më të fort, prej kohës kur janë vendosur trafo tw reja”, shprehet ai.

Sipas tij, KEDS, me këtë investim ka zgjidhur problemin e një pjese të fshatit me energji elektrike.

“Shpresojmë qw edhe shtyllat e drurit do t’i ndwrrojnw sw shpejti”, tha ai.

Ndërkaq, Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se shtyllat e vjetra do të hiqen.

“Ato shtylla nuk paraqesin rrezik për banorët e fshatit, sepse nuk janë të ngarkuara me kabllo elektrike, por edhe ato do të hiqen”, tha Arapi. /Telegrafi/