Atletico vazhdon festën pas triumfit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve - lojtarët e Los Rojiblancos të entuziazmuar edhe në palestër

Lojtarët e Atletico Madridit e kanë vazhduar edhe sot festën, pas fitores ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Loj Rojiblancos fituan 1-0 në ‘Wanda Metropolitano’ në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales në garën më të madhe në Evropë për klube.
Golin e vetëm në këtë e shënoi Saul Niguez qysh në minutën e katërt, derisa Liverpooli nuk arriti të bënte një gjuajtje në kornizën e portës së Atleticos.
Lojtarët e skuadrës spanjolle festuan shumë në momentin që shënuan golin e epërsisë, por edhe pas ndeshjes e bënë të njëjtën gjë me tifozët e tyre.
Festa e tyre ka vazhduar edhe sot në seancat stërvitore, derisa shihen lojtarët e Atleticos duke festuar në palestër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































