Atletico Madridi i vendos një çmim marramendës Julian Alvarezit

Atletico Madridi thuhet se ka vendosur një çmim shumë të lartë për të pamundësuar largimin e yllit të tyre, Julian Alvarez.
Los Rojiblancos duan ta mbajnë sulmuesin argjentinas për projektin e tyre afatgjatë dhe kanë vendosur një çmim të pamundur si një taktikë kyçe për të shmangur vështirësitë financiare të Barcelonës.
Sipas mediumit Cadena SER, Atletico Madrid e ka informuar Barcelonën se duhet të shpenzojë 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez.
Më tej shtohet se Alvarez është më afër rinovimit të kontratës sesa largimit nga Atletico në verë.
🚨🚨 BREAKING: Barcelona have been informed that Atlético Madrid are asking around €200m for Julian Alvarez.
— @santiovalle pic.twitter.com/0sJzE1XSWg
— Barça Universal (@BarcaUniversal) February 20, 2026
Ka pasur raportime të përziera rreth të ardhmes së Alvarez, me disa që pretendojnë se ai është i pakënaqur me projektin e Atleticos dhe i ka vënë syrin Barcës si destinacionin e tij të preferuar.
Blaugranët e kanë renditur atë si pasardhësin ideal për Robert Leëandoëskin, i cili pritet të largohet kur kontrata e tij të skadojë në verë.
Duket pothuajse e qartë se saga e Alvarez do të dominojë verën, por një shifër kaq e lartë vështirë se mund të paguhet nga ndonjë klub. /Telegrafi/






















































