Atletico Madrid ka vendosur çmimin e tyre për sulmuesin që nuk është në planet e tyre - Joao Felix.

Reprezentuesi portugez ka zemëruar tifozët dhe drejtuesit pasi deklaroi ambiciet për të luajtur për Barcelonën.


Paris Saint-Germain është në kontakt me Jorge Mendes, agjentin e Felix.

Sulmuesi vlerësohet në 80 milionë euro për një shitje të plotë dhe do të marrë 11 milionë euro për një huazim 12 mujor.

Së bashku me PSG-në, një rikthim në Benfica është përmendur gjatë kësaj jave për Felix.

Barcelona e kërkon si huazim Felixin me të drejt blerje, mirëpo Atletico dëshiron ta përfshijë edhe opsionin e detyrueshëm për blerje të kartonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app