Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Los Colchoneros janë nikoqir të Los Blancos në derbin e parë të sezonit, i cili zhvillohet në “Metropolitano”, me fillim nga ora 16:15.


Ekipi i Diego Simeones vjen në këtë derbi me një formë të përzier, por synon t’i marrë tri pikët për ta ngjallur sezonin.

Në anën tjetër, ekipi i Xabi Alonson kërkon fitoren e radhës pasi ka marrë gjashtë fitore nga po kaq ndeshje deri tani.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Le Normand, Lenglet, Hancko; Giuliano, Barrios, Koke, Nico Gonzalez; Alvarez, Sorloth;

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Valverde, Guler, Bellingham; Vinicius Mbappe;

/Telegrafi/

telegrafi sport app