LAJMI I FUNDIT:

Atletët nga Shkupi sot do të nisen për në “Maratonën e Pavarësisë”

Atletët nga Shkupi sot do të nisen për në “Maratonën e Pavarësisë”

Sot në ora 11:30 para Park Hotel & Spa (afër Arenës Filipi II), atletët maratonistë nga Shkupi do të nisen në “Maratonën e Pavarësisë”, e cila organizohet për të pestën herë me radhë nga dy qytetet Ulqin dhe Shkodër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo ngjarje është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme që historikisht lidh dy shtetet. Vrapohet nga njëri shtet në tjetrin përmes kufijve lirshëm për nder të festës së madhe të Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorit.
Në këtë maratonë marrin pjesë atletët më të mirë shqiptarë nga të gjitha vendet, madje edhe dashamirë të sportit që vijnë nga Diaspora, për të garuar, vrapuar e festuar bashkë.


Maratona këtë vit do nis nga qyteti i Ulqinit dhe përfundon në bashkinë e Shkodrës me gjithsej 42 kilometra maratonë e plotë.

Nga Maqedonia do të marrin pjesë maratonistët e dëshmuar në shumë maratone të vendit dhe ndërkombëtare: Ardian Miftari, Hamim Çilafi si dhe profesori Naser Miftari, historian dhe dashamir i sportit dhe përkrahës i madh i maratonistëve.

Kjo maratonë është mundësuar nga sponsor individual dhe dashamir të sportit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori