LAJMI I FUNDIT:

ATK: Vetëm dje u paguan gjysmë milion euro borxhe

ATK: Vetëm dje u paguan gjysmë milion euro borxhe

Në një komunikatë për media nga Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme departamenti i mbledhjes së detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro.

“Trajtimi i borxheve të tatimpaguesve vazhdon të mbetet njëri ndër prioritetet e institucionit të ATK-së, për çfarë menaxhmenti i ATK-së në vazhdimësi është duke punuar dhe duke ndërmarrë masa për zvogëlimin e stokut të borxheve. Vetëm ditën e djeshme Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë (9) biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro”.

“Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u realizuar pagesa të menjëhershme të gjysmë milion euro nga ana e bizneseve borxhlinj, përderisa pjesa tjetër e borxhit do të vazhdoj të mblidhet duke u paguar me këste bazuar në marrëveshjet e lidhura”, thuhet në komunikatën e ATK-së.


ATK po ashtu ka kërkuar nga tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera ndaj ATK-së, t’i vizitojnë zyrat e departamentit të mbledhjes së detyrueshme, me qëllim të njoftimit me mundësitë ligjore që ofrohen për kryerjen e pagesave/detyrimeve tatimore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Kalo në kategori